Limaj nga OVL: Ne besojmë në pafajësinë e atyre që po vazhdojnë të gjykohen

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve në Prishtinë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se nga kjo vizitë e kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj, kanë marr urime për ditën e veteranit të UÇK-së.

“Nga vizita e Limajt, na ka uruar ditën e Luftëtarit. Kjo  është e lavdishme për ne”, ka thënë Klinaku, shkruan arbresh.info

Ndërkaq, kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka thënë se kjo ditë është një ditë që e ka sjell lirinë e këtij vendi.

“Takimi i kësaj dite është për t’ia uruar Ditën e Veteranit. Kosova po përballet me këtë situatë  që është më tani dhe ne besojmë në lirinë e atyre që do të shpallen të pafajshëm. Kosova mbi 20 vite ka fituar lirinë e saj e mbi 10 vite pavarësinë e Kosovës, kështu që ato e kanë sjell lirinë e kështu ato po e vazhdojnë në gjykim juridik. Ne besojmë ne pafajësinë e tyre”, ka thënë Limaj.