Vendimi i Kurtit për Manastirin, Miftaraj tallet me VV: Bashkëndjejmë e i qëndrojmë afër klienteles së tyre

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pasi që sot kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, duke thënë se shteti duhet të dëshmojë se sundimi i ligjit s’ka kompromis dhe se zbatimi i vendimeve të gjykatave është obligim kushtetues.

Miftaraj po ashtu, ka ironizuar me LVV’në dhe përkrahësit e saj, duke thënë se ‘bashkendjejmë dhe iu qëndrojmë afër’ atyre, duke e pasur parasysh se si një kohë Kurti e kundërshtonte pikërisht këtë vendim.

Postimi i plotë:

Zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Kushtetuese është obligim i institucioneve në nivel lokal dhe qendror.

Shteti duhet me dëshmu se sundimi i ligjit ska kompromis. Tanime Kosova e ka te lehte rrugen drejte anetaresimit ne Keshillin e Evropes. Kjo do te jete fantastike per demokracine, drejtat dhe lirite e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Sikurse, bashkendjejme dhe iu qendrojme afër LVV dhe klienteles se tyre.  Me pelqeu pa mase qendrimi dhe arsyetimi me i ri i disa prej perkrahesve te LVV se toka rreth manastirit eshte ne Kosove dhe do te mbetet ne Kosove.