Limaj: S’kam qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi.

“S’kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di”, është shprehur Limaj në T7.

Tutje ai tha se është i rezervuar rreth kësaj çështje për shkak se nuk e di saktësisht pse është emëruar Hyseni koordinator për dialogun.

“Jam i rezervuar sepse nuk e di pse është emëruar”, shtoi Limaj.