Limaj takon ambasadoren franceze, diskutojnë për dialogun dhe formimin e institucioneve

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka folur për aktualitetin politik në vend, zhvillimet pas zgjedhore, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

“Presim që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e insitucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”.

“Ambasadoren e falënderova për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën koha shpreha gatishmerinë tonë për të thelluar marrëdheniet tona si dy vende mike”, tha Limaj, transmeton Klan Kosova.