Limaj: Të shmangen zgjedhjet, jemi për një qeveri të rregullt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Limaj tha se duhet të respektohet çdo procedurë, Kushtetuta e Kosovës dhe se është e qartë në situatë të tillë nuk është koha për zgjedhje.

Ai tha se presidentit i paraqitën qëndrimin e tyre dhe të shumicës së deputetëve që janë për një zgjidhje tjetër, e jo për zgjedhje.

“Ne besojmë që në këtë situatë duke marrë parasysh edhe qëndrimet e partive tjera, propozojmë që presidenti duke shfrytëzuar kushtetutën të shikoje kujdesshëm mundësinë q të shmangë zgjedhjet e parakohshme, tham që Kosova në këtë rast ne si drejtues politik, si deputet duhet të kemi parasysh një gjë të ruajmë kompetencën e secilit institucion. Këto ditët e kaluara ka pasur tendencë që të përzihen në kompetencat e Parlamenti, presidenti dhe Qeveria duhet të kuptojë që Parlamenti është institucioni më i lartë dhe askush nuk mund të uzurpojë apo të mbivendoset mbi Parlamentin e Kosovës. Institucioni më I lartë eshë Parlamenti dhe Kosova është demokraci parlamentare dhe askush s’mund t’i uzurpojë kompetencat”, tha Limaj.

Limaj tha se si deputet, si qytetar e drejtues politik duhet të jenë të kujdesshëm që mos lejojnë asnjë institucion tjetre të përzihet në Parlament, sepse do ta prishte sistemin parlamentar.

“ Nga 2010 Kosova pati vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, në tri rastet e para pati mocioni mosbesimi për qeverinë, në një rast pati dorëheqje por në asnjë rast deri më tani për sa është Kosova Republikë e Pavarur asnjëherë presidenti nuk e ka shpërndarë Parlamentin, por shumica e deputetëve.Partitë politike janë bashkuar kanë shkuar në Parlament dhe me vullnetin e tyre e kanë shpërndarë parlamentin. Në të gjitha këto presidenti ka ndërmarrë vetëm një veprim, dekretin për shpalljen e zgjedhjeve, prandaj edhe në situata të tilla Presidenti I Kosovës nuk ka hapësirë për shpërbërjen e parlamentit.Zërat që po i dëgjojmë ne, është rrezik t’i jepet kjo e drejtë presidentit sepse jemi Republikë Parlamentare e jo presidenciale. Ta ruajmë shtetin tonë, e ai ruhet kur në epiqendër është Parlamenti i Kosovës, shumica deri më tani nga deputetët dëshirojnë zgjidhje tjetër dhe jo shpërndarje të parlamentit dhe këtë qëndrim ia paraqitem presidentit dhe as ai as qeveria nuk kanë të drejtë t’i imarrin kompetencat e Parlamentit të Kosovës”, shtoi ai.