Limaj thirrje qytetarëve: Përmbajuni udhëzimeve dhe shtoni kujdesin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi dy raste me koronavirus u konfirmuan në Kosovë.

Limaj i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndëstore.

“Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panikë, por të kenë kujdes të shtuar për vetën dhe të tjerët”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Me keqardhje kuptuam që sot në Kosovë rezultuan dy të infektuar me virusin COVID19.

I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.

Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panikë, por të kenë kujdes të shtuar për veten dhe të tjerët.

Personave të prekur nga ky virus, iu uroj shërim të shpejtë.