Limaj tregon se a ka ambicie për t’ia zënë vendin Memli Krasniqit

Që një kohë të gjatë është duke u aluduar se i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj do të bëj një kalim të mundshëm të tij dhe partisë së tij në Partinë Demokratike të Kosovë.

Këto dyshime si dhe pretendimet se Limaj do të marrë pozitën e të parit të PDK-së i ka mohuar Limaj.

Ai tha se PDK ka kryetarin e vetë.

Limaj ka thënë se PDK-ja e ka kryetarin saj dhe se është i interesuar për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar.

“Ideja e një fronti të bashkuar është në vazhdën e një ide ku bashkohen zërat opozitarë, dhe janë të shqetësuar për çka po ndodhë në Kosovë. PDK e ka kryetarin e vet, unë jam për një bashkim të forcave opozitar dhe kjo varet në vullnetin e partive të tjera opozitare të jenë pjesë e krijimi të këtij fronit”, ka thënë Limaj.

Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë të marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.

“Kur fola për opozitën jemi tu fol për çështje nacionale, për mua është shumë më rëndësishme që me kuptua ka më pru marrëveshje të keqe, për dy vite kanë ra në kurthin e Vuçiq.”, ka shtuar Limaj në RTV Dukagjini.