Limaj: Vuçiqi u tradhtua nga vetvetja, u tmerrua nga Policia e Kosovës

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se shpallja ditë zie nga Qeveria e Serbisë, si dhe konferenca e para dy nete, tregon qartë se presidenti Vuçiq qëndron mbrapa asaj që ka ndodh në veri.

“Vetë faktin që Qeveria e Serbisë shpallë ditë zie, konferenca e shtypit të Vuçiqit neve na ka tregu që ai qëndron mbrapa këtij. Shqetësimi i Vuçiqit është mos realizimi me sukses i aksionit. Pesë-gjashtë vende e tradhton veten, tradhtohet nga qëndrimi atë natë. Një nga ato thotë, si është e mundur për një orë me u rrethu. Është i tmerruar për vrasjen e policit tonë, jo për shkak që është vra, por pse me ndodh ajo, sepse ka qenë plani tjetër. Flet këndej s’kam me e njoftë pavarësinë, do me thanë, asnjë rast atë natë nuk ka pasë distancim nga ajo që ka ndodhur veç ka pasë një gjë, ka hedhur zjarr”, tha Limaj.

Ai tha se në vazhdimësi, politika e Serbisë i ka ‘gjuajtur’ serbët e shteteve të tjera.

“Ka thënë ‘serbët e Kosovës’. I gjuajti sikur që i ka gju gjithmonë politika serbe, i ka gju gjithmonë serbët e Bosnjës, i ka futë në zjarr në Kroaci, i ka lënë pa shtëpi e pa tokë, pa atdhe, sot janë nëpër Serbi. I ka gju serbët e Bosnjës, të Malit të Zi, të Kosovës në vazhdimësi, dhe në fund, parmbrëmë tha ‘jo këta janë serbët e Kosovës’. Asnjë serb nga Serbia qendrore tha nuk është angazhuar”, tha Limaj. /atvlive.tv