Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit e aksionit të djeshëm policor

11 prej të arrestuar nga aksioni policor i të mërkurës “Subvencioni 2021” janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar.

Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.