Lirohet njëri prej zyrtarëve të UNMIK-ut të arrestuar sot

Policia e Kosovës sot në aksionin e saj ka arrestuar edhe dy zyrtarë të UNMIK-ut në Kosovë.

Por nga ky mision konfirmojnë se zyrtari rus, Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov është liruar tash, njofton Klan Kosova.

Ai ishte arrestuar pasi ka vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.