Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Në një njoftim për media, sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën me neglizhencën e institucioneve vendore pasi që nga ndalimi i lojërave të fatit në mars të këtij viti, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

“Protesta do të mbahet të hënën me datë 15 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Sindikatës së Lotarisë së Kosovës.