Lista Serbe: Populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Sot, Lista Serbe ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Të nderuar qytetarë…dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve”, ka shkruarLista Serbe.

Lista Serbe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shtypjen shumëvjeçare të serbëve” në Kosovë.

Tutje, Lista Serbe ka thënë se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës…”.

Ajo po i referohej një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti e ndaloi përdorimin e dinarin për pagesa me para të gatshme, pasi e caktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

“Krahas kësaj, Kurti dëshiron të sulmojë edhe Serbinë me këtë regjistrim me disa kërkesa për dëmshpërblime të luftës, gjë që e pengon edhe më shumë çdo serb të jetë pjesë e këtij procesi”, tha ajo duke iu referuar deklaratës së Kurtit, i cili tha më 30 mars se autoritetet e Kosovës po përgatiten që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës “për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, ka shkruar tutje Lista Serbe.

Lini një Përgjigje