Në ora 18:00 fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të filloj procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Procesi do të nis në ora 18:00, ndërsa deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor janë numëruar votat e rregullta dhe ato me postë.

Nga votat e rregullta fitues i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë pas vetes PDK, LDK, AAK dhe partitë e pakicave.