Lista Serbe tregon se cila do të jetë kërkesa ndaj Albin Kurtit në takimin e sotëm

Lista Serbe është deklaruar para takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ata kanë komentuar takimin e sotëm që e zhvilluan me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Ata besojnë se BE-ja, me autoritetin e saj, do të japë një kontribut të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Në takim, Presidenti Rakic theksoi se Lista Serbe kishte marrë mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucioneve pa u hequr taksa e pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Në një emision televiziv, ai kishte thënë se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk është në agjendën e tij politike.

“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%,  por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, ishte shprehur ai.