Formacionet zyrtare: Feronikeli – TNS

Feronikeli sonte në orën 20:45 do të luajë me kampionin e Uellsit, The New Saints (TNS) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, duke ditur se ka një rezultat të favorshëm falë barazimit 2 – 2 më rikthim dramatik nga ndeshja e parë në Uells javën e kaluar.

Klubi nga Drenasi mund të kalojë në raundin e dytë kualifikues me çfarëdo fitore dhe madje edhe me barazim pa gola dhe 1 – 1. Barazimi 2 – 2 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe penallti potencialisht, ndërsa çfarëdo humbje apo çfarëdo barazimi 3 – 3 dhe më lart e eliminon Feroniklin.

Fitues i dyfishtë në Kosovë, i ligës dhe kupës, Nikli mund ta shkruajë historinë nëse e kalon këtë raund, duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.

Për ta arritur këtë sukses, trajneri Zekirija Ramdani e ka vendosur besimin në 11-shen e tij startuese: