LIVE seanca ku diskutohet për fatin e Qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese është duke mbajtur një seancë publike ku po diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Kushtetuese pas votimit të Qeverisë Hoti nën pretendimet se kjo qeveri është jolegjitime, pasi që votën e 61-të pro saj e ka dhënë deputeti Etem Arifi, i dënuar me vendim të prerë nga Gjykata.

Kjo seancë për shkak të pandemisë po mbahet përmes një videokonference.