Liverpool e filloi me fitore ndeshjen e parë (Video)

Skuadra Liverpoolit ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të Ligës Premiere për këtë edicion duke e mposhtur të rikthyerin në elitë, Norwichin me rezultat bindës 4 – 1.

Grant Hanley me autogol në minutën e 7’, i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit prej 1 – 0.

Në minutën e 19’, Mohamed Salah dyfishoi epërsinë në 2 – 0, ndërsa Virgil Van Dijk në minutën e 28’, shënoi për 3 – 0.

Në fund të pjesës së parë, Liverpooli gjeti edhe golin e katërt përmes David Origi.

Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol, dhe atë për mysafirët që në minutën e 64’ me anë të Teemu Pukki, shënuan golin e nderit.

Në këtë takim Klopp nuk preferoi asnjë minutë futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, derisa lajm i keq për tifozët e Liverpoolit është edhe lëndimi i portierit Alison i cili ka në zgjatje të muskulit dhe mbetet të shihet sa do të mungojë. VAR nuk pati nëvojë të ndërhyjë.

https://streamable.com/vz07b