Liverpool përmbys rezultatin dhe kalon në finale të Champions (video)

Liverpool ka arritur të bëjë përmbysjen e madhe në ‘Anfield Road’, duke e mundur 4 – 0 Barcelonën, për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp, edhe pse me mungesa, arriti të regjistroi një paraqitje mahnitëse  për t’iu dhuruar tifozëve të futbollit një nga përmbysjet më të mëdha që ka njohur ky sport.

Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ ishte fituar nga Barcelona, me rezultat 3 – 0.

Liverpool e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar golin e parë që në minutën e 7-të përmes sulmuesit Divorck Origi.

Vazhdimi i pjesës së parë nuk dhuroi gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte e “çmendur”, me tre gola të tjerë të shënuar nga Liverpool.

‘The Reds’ përmes Georginio Wijnaldum në minutat 54’ dhe 56’, shënuan dy gola të shpejtë, për 3 – 0, ku në golin e tretë asistoi Shaqiri.

Goli i përmbysjes së madhe, që solli edhe kualifikimin e Liverpool, u shënua në minutën e 79-të nga Origi, pas një hutie në mbrojtjen e Barcelonës. Ky ishte goli i dytë i Origit  dhe i katërti për skuadrën e tij, për rezultatin 4 – 0.

https://streamable.com/rkyzz