Liverpooli fiton ‘Carabao Cup’, mposht Chelsea-n në finale

Liverpooli e ka fituar Kupën e Ligës së Anglisë (Carabao Cup) për herë të parë pas dhjetë vjetësh.

Skuadra angleze në finalen dramatike të penalltive ka triumfuar përballë Chelseat me rezultatin 11:10. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 0:0.

I vetmi që dështoi te Chelsea ishte portieri Kepa Arrizabalaga. Ai gjuajti jashtë.

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel, inkuadroi spanjollin në fund të ndeshjes në vend të Eduart Mendyt vetëm për të pritur penalltitë, por ky pan nuk i doli i mirë.

Ndërkaq, Jugen Kloppi i besoi portierit 23-vjeçar Caoimhin Kelleher.

Te saktë nga 11 metra te Liverpooli ishin: James Milner, Fabinho, Virgil Van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah, Diogo Jota, Divock Origi, Andreë Robertson, Harvey Elliot, Ibrahima Konate dhe portieri Caoimhin Kelleher.

Ndërkaq te Chelsea përveç portieri Arrizabalaga, shënuan Maros Alonso, Romelu Lukaku, Kai Havertz, Reece James, Jorginho, Antonio Rudiger, N’ Golo Kante, Timo Werner, Thiago Silva dhe Trevoh Chalobah.

Përballja e zhvilluar të dielën në “Wembley” u karakterizua me shumë raste shënimi, por në fund fituesi u përcaktua pas penalltive.

Kjo është hera e nëntë që Liverpooli e fiton Kupën e Ligës. Është skuadra më e trofeshme në këtë garë.