Lladrovci: Drenasi dhe Drenica po i pret me nderim heronjtë e vet të pavdekshëm!

Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa fotografi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tregon se ka shikuar nga afër punimin e shtatoreve të bacit Shaban e Hamzës të familjes Jashari dhe Bedri Shalës, transmeton Fokusi.info.

Ai thotë poashtu se e tërë kjo kolonë e heronjve tanë, kurorëzohet me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot, isha dëshmitar i një pune të jashtëzakonshme, shtatorja madhështore e bacit Shaban po merr pamje finale.

Po ashtu, ka filluar shtatorja e Hamzës, ndërsa në gips po formësohet shtatorja e Bedri Shalës.

E tërë kjo kolonë e heronjve tanë, kurorëzohet me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Drenasi dhe Drenica po i pret me nderim heronjtë e vet të pavdekshëm!