Fushë Kosovë, i mituri e bën për spital motrën

Të enjten në orët e mbrëmjes, Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një të mitur.

Kjo për shkak se i njëjti kishte rrahur motrën e tij.

Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/