Lladrovci ngushëllon familjen e veteranit të UÇK-së që u vra dje pas një përleshje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qamil Demiri i cili u vra të shtunën.

Lladrovci ka thënë se në pamundësi të pjesëmarrjes në varrim i bashkohet dhimbjes së familjes Demiri nga Nekoci i Drenasit.

“Ngushëllime familja Demiri! Në këto orë të rënda për familjen Tuaj, në pamundësi të pjesëmarrjes në varrim, i bashkohem i dhimbjes Tuaj për Qamilin, familjarëve, miqve dhe dashamirëve Tuaj. Mbahuni të fortë!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sipas policisë, i ndjeri është vrarë pas një përleshje dhe si pasojë nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.