Çitaku: Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çitaku ka thënë se në mungesë të shkarkimit, “dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot”.

“Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku ka kritikuar ministren Hajdari duke thënë se puna e sukesesi i saj “u panë”, “kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”.