Loja sekrete që zhduk LSI-në! Basha me aleatët braktisin Kryemadhin, gati të ulen në tryezë me Ramën

Sipas burimeve, i vetmi kusht i PS për zhvillimin e tyezës është që mos të ketë asnjë përfaqësues nga LSI. Ky kusht mbështetet në heshtje edhe nga Partia Demokratike

Ajo që ndodhi në maj të vitit 2017, kur Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shkelmuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, duket se do të përsëritet dy vjet më vonë. Vetëm se këtë radhë në lojën për të goditur bandën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit janë edhe pesë aleatë të Lulzim Bashës.

Prej disa ditësh, që pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, alatët e PD kanë hedhur idenë e një tryeze dialogu Rama-Basha. Pas tyre, reagoi sot Lulzim Basha, i cili ishte dakord me tryezën e dialogut me kreun e socialistëve.

Në të gjitha këto zhvillime intensive, LSI-ja e Metës dhe Monikës është jashtë loje. LSI nuk ishte sot pjesë e tryezës së aleatëve gjatë prezantimit të platformës për zgjidhjen e krizës.

Gjithashtu, LSI nuk ka asnjë shans për të qenë pjesë e tryezës Rama-Basha. Sipas burimeve, i vetmi kusht i PS për zhvillimin e tyezës është që mos të ketë asnjë përfaqësues nga LSI. Ky kusht mbështetet në heshtje edhe nga Partia Demokratike.

Nxjerrja jashtë loje e LSI është në një linjë me përfaqësuesit ndërkombëtarë, sidimos të BE, të cilët nuk e llogarisin më LSI si faktor politik, për shkak të damkës së zezë të blerjes së votave dhe korrupsionit.

Në të gjitha deklaratat dhe mesazhet e BE, u bëhet thirrje vetëm PD dhe PS për të dialoguar, ndërsa LSI nuk përmendet në asnjë rresht. Madje, disa ditë më parë, u përfol për një takim mes Monika Kryemadhit dhe ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, por ky takim nuk u zhvilluar.

Sipas burimeve, ndërkombëtarët kanë ndërprerë çdo raport me LSI pas deklaratave të papërgjegjshme dhe ordinere të Monika Kryemadhit ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë./Pamfleti