Loriana Kuka arrinë në gjysëm finale

Loriana Kuka ka arritur ta fitojë ndeshjen në qerek finale, duke e mposhtur xhudisten nga Britania, Natalie Powell.

Loriana arriti po ashtu që t’i fitojë edhe dy ndeshjet paraprake, në të cilat tregoi se është një luftëtare e vërtetë, kurse tani përsëri e tregoi vetën duke u kualifikuar kështu në gjysëm finale.

Kujtojmë se xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.