Rexhep Qosja dhe Murat Jashari, dy të propozuarit e Kurtit për president

Lideri i VV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Kryesisë i ka propozuar dy emra për president të vendit.

Nga burimet e gazetës veriu.info mësohet se Rexhep Qosja dhe Murat Jashari, janë dy emrat që Kurti i propozoi para Kryesisë së VV-së.

Mirpo partia me të cilen po negocion Kurti, LDK-ja e do me çdo kusht postin e presidentit ose ndryshe siç kanë thënë ata vendi shkon ne zgjedhje.

Sot ne orën 16:00 takohen ekipet punuese LDK-VV dhe mbetet të shihen se apo arrihet marrëveshja për formimin e qeverise./Veriu.info