Lul Raka shpallet fitues i çmimit ‘Evropiani i vitit’

Mikrobiologu kosvar Lul Raka, sot është shpallur me titullin ‘Europiani i Vitit”.

Lul Raka, mikrobiologu kosovar, veprimtaria e të cilit kohë më parë zinte vend në Afrikë, ku përballej me luftën kundër Ebolës, sot është shpallur fitues i çmimit ‘Evropian i vitit’, për vitin 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e BE’së në Kosovë, përmes transmetimit live në Facebook.

Kujtojmë, që Raka, mikrobiolog, është njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gjatë gjithë këtyre muajve, ai ka njoftuar qytetarët rreth përhapjes së koronavirusit, dhe mbrojtjes nga infektimi.