Lista Serbe do ta ketë një zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti

Lista Serbe me 10 deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të udhëhequr nga LDK.

Koalicionet me këtë parti dhe partitë tjera pritet të finalizohen gjatë ditës së sotme, ose më së largu nesër, ka konfirmuar Arben Gashi nga LDK pas mbledhjes së partisë.

Gashi po ashtu ka konfirmuar se në Qeverinë e re Lista Serbe do ta ketë një zëvendëskryeministër.

“Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit Qeverisës, nuk ka mëshirë ose diçka. Njëri nga ministrat e Listës serbe me gjasë do të jetë zëvendëskryeministër. Nuk varen vetëm prej neve koalicionet, por prej të gjitha palëve. Shpresojmë, besojmë dhe po angazhohemi që sot ose nesër të mbyllen koalicionet”, u shpreh ai.

Ndryshe, Gashi ka bërë të ditur se i kanë 64 vota pro Qeverisë së re.