Lushtaku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Prokurorisë pasi të përfundojë seanca

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u deklaruar rreth ngjarjes të së enjtes në Parlament.

Ai ka thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet sapo të përfundojë seanca në Kuvend.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundojë seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.