Lushtaku, LDK’së: Mashtruat se do ta luftoni monopolin dhe krijuat një të ri për COVID-19

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, me anë të një statusi të tij në Facebook ka goditur LDK’në, e cila gjatë fushatës elektorale kishte premtuar prishjen e monopoleve në treg. Lushtaku ka reguar pas monopolizimit të testimeve RT-PCr për Covid-19 nga Devollët.

“Ata të cilët e kishin gojën plotë për prishje të monopolit në homologim, kur erdhën në qeverisje jo që e harruan atë dhe nuk u morën fare por krijuan një të ri.”, shkruan ai në Facebook.

“Është e turpshme se si Ministria e Shëndetësisë ka lejuar operimin e një kompanie të vetme për kryerjen e testeve PCR për Covid-19. Edhe më keq, kur në këtë situatë tejet të rëndë ekonomike, qytetarët përveç që nuk kanë liri të zgjedhjes ata dëmtohen me çmime abnormale të shtrenjta”, shtoi tutje ai.

Lushtaku ka kërkuar që të merren masa nga institucionet përkatëse.

“Institucionet përkatëse, urgjentisht duhet të veprojnë dhe t’i ndalin këto abuzime!”