Lushtaku reagon pas plagosjes së avokatit Halilaj: Nuk merrem me një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual

Kryetari i PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar pas plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj gjatë ditës së sotme, tri ditë pasi ky i fundit kishte shkruar një status në Facevook, se Lushtaku e ka kanosur.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka thënë se Halilaj ka bërë shpifje të ulëta ndaj tij, për një rast inekzistent të para me shumë së 20 viteve.

Lushtaku, ka thënë se këto janë shpifje dhe se nuk merret me një njëri që akuzohet për keqpërdorim seksual të një të miture.

Reagimi i plotë i Sami Lushtaku:

Reagim

Të dashur miq,

Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.

Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.

Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.

Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.

Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim. SL