Abazoviq: Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare për formimin e qeverisë

Mandatari për formimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas përfundimit të zgjedhjeve në dy qytetet Ulqin dhe në Beranë.

Abazoviq në lidhje me formimin e qeverisë theksoi se do të formohet së shpejti, njofton Klankosova.tv.

“Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare, mandatari është i gatshëm, do ta kemi qeverinë pro-evropiane”, ka thënë Abazoviq.