Lushtaku: Unë kurrë s’do bëja koalicion me Kurtin, ai e ka fitu garën dhe ai le të ballafaqohet me ato që ka qenë gjithmonë kundër

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka treguar nëse partia e tij e konsideron të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është shprehur kategorikisht kundër një marrëveshjeje bashkëpunimi me partinë e Albin Kurtit, por thotë se ky është vetëm mendim i tij personal dhe jo qëndrim i partisë.

“Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin; ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë.”, ka thënë Lushtaku për Periskopin.