LVV dorëzoi në Supreme ankesën ndaj vendimit të PZAP-it

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar sot ankesën në Gjykatës Supreme, me qëllim lejimin e numërimit të gjitha pakove të fletëvotimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-it-së.

Ky është njoftimi i plotë i LVV-së:

“Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në GJykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së.

Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.

Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.”