LVV-ja, në bashkëpunim me Listën Serbe, ua pamundësoi kosovarëve marrjen e Trustit Pensional

Projektligji për tërheqjen e rreth 30 përqind të mjeteve nga Trusti kishte dështuar të kalonte në Kuvend, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendose kishin votuar kundër.

Kërkesa e qytetarëve të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte kundërshtuar fuqishëm nga mazhoranca, kundër këtij projektligji doli edhe Lista Serbe, duke mos marrë pjesë fare në votim..

E, për një gjë të tillë duket se Grupi Parlamentar i LVV-së ka pasë marrëveshje edhe me Listën Serbe, në mënyrë që ky ligj të mos kalojë në Kuvend.

Një gjë e tillë u konfirmuar edhe nga përgjimet e Shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në përgjimet e publikuar nga Nacionale Mimoza Kusari e akuzon te Sllavko Simiqi ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës. Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.

Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.

“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ishte edhe iniciator i tërheqjes së rreth 30 përqind të mjeteve nga Trusti.

Haxhi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe”, ka thënë Haxhiu. /Demokracia.com/