Macron i jep shpresë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave

Presidenti francez Emmanuel Macron këtë të shtunë, në Mynih, ka dhënë sinjale se është gati të heqë dore nga kundërshtimi i tij për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron tha se Komisioni Europian “bëri një punë të jashtëzakonshme, në paraqitjen e një propozimi për të reformuar procesin e zgjerimit, duke marrë parasysh dyshimet e tij.

“Hapi tjetër do të jetë të jetë vlerësimi nga KE për përparimin e të dy vendeve në raportet që do të publikohen muajin tjetër. Nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, ne duhet të të hapim bisedimet për çeljen e negociatave”, tha Macron.