UEFA trondit Man Cityn, mund ta përjashtoi nga Liga e Kampionëve

0
159

Manchester City mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për sezonin 2019/2020.

Edhe pse të dielën janë shpallur kampion të Premierligës, skuadra e Manchester Cityt shumë lehtë mundet të humb të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Sipas ‘New York Times’, UEFA ka hetuar klubin anglez për disa muaj, si rezultat i një serie akuzash për mashtrimin e pretenduar të rregulloreve financiare, përcjell ‘lajmi.net’.

Anëtarët e bordit të kontrollit financiar të UEFA-s, grup ky i krijuar për të analizuar llogaritë e klubeve të dyshuara për thyerjen e rregullave të UEFA-s, janë takuar dy javë më parë në Nyon të Zvicrën, për të marrë vendimit e tyre.

Pritet që Manchester Cityt t’i shqiptohet dënim me ndalim pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/2020.

Një dënim i tillë, do të ishte një goditje e madhe për Manchester Cityn dhe Pep Guardiolan, që vazhdojnë me doemos të kërkojnë titullin e ëndërruar të Ligës së Kampionëve.