Majlinda jonë, edhe në Gjermani është e artë

Majlinda Kelmendi e ka fituar Medaljen e Artë në Duseldorf të Gjermanisë. Xhudistja kosovare e ka mposhtur me Ipon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.
Pak kohë iu desht kosovares që ta mposhtë kundërshtaren e cila që nga fillimi frikësohej të përballej me të.
Ky është suksesi i radhës i jashtëzakonshëm për xhudisten dhe në përgjithësi sportin kosovar.