E përplasi makina, 42-vjeçari nga Elbasani humb betejën me vdekjen (Video)

42-vjeçari, Altin Bahja ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një makine. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit, ku 42-vjeçari edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën nuk është identifikuar ende pasi pas aksidentit është larguar me shpejtësi. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shoferit të makinës.