Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, transmeton Fokusi.info.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, përballet me Daria Mezhetskaia, po ashtu të Rusisë.

Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.

Iu urojmë fat dhe suksese heroinave tona në luftërat për medaljet e arta.