Makina del nga rruga autostradën Fier-Lushnje, plagosen tre persona

Tre persona janë plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Fier-Lushnje.

Sipas informacioneve në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës, një makinë tip “Benz”, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Të plagosurit janë drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Në aksident është përfshirë një makinë tip “Benz”, i cili doli nga rruga duke përfunduar në kanal.