Makina humb kontrollin, aksidentohet këmbësori

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë një këmbësor rreth moshës 60 vjeç është plagosur.

Në vendngjarje policia po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti ndërsa mësohet se personi i plagosur është transportuar në spitalin rajonal të Korçës,gjendja e të cilit ende nuk bëhet e ditur.

Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Top Channel