Të mërkuren pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Të mërkurën më datë 5 janar në ora 10:00 do të mbahet seanca ku pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishitnës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Po, do të mbahet më 5 janar në ora 10:00 është thirrur kjo seancë”.

Zogaj tha se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin.

“Po, LDK-ja i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin”.

Derisa ai nuk bëri të ditur se kush mund të ulet në karriken e kryesuesit.

“Jo, nuk mund të themi se kush do të jetë sepse është ende herët”.

Ky njëherësh do të jetë një test për kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Në rast se nuk arrihet të zgjedhjet do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.