Makina përplas këmbësoren e moshuar dhe “arratiset”

Një 75-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Finiq.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:20 në Livadhja, ku një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen  E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e  drejtuesit të mjetit,  i cili pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja.