Vjosa pranon dy vizitore të rëndësishme në zyrën e saj pas detyrës së re që mori

Dy vizitoret e para në zyrën e Kryeparlamentares Vjosa Osmani kanë qenë vajzat e saj.

Osmani ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihen dy vajzat e saj në hapësirat e Kuvendit.

“Mirëmengjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re. ?”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.

Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuar debat demokratik dhe gjuhë korrekte ndaj njëri–tjetrit gjatë udhëheqjes së saj.