Makina përplas motorin e picave, drejtuesi shtrihet në mes të bulevardit

Një aksident ka ndodhur pak më parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas informacioneve bëhet me dije se një makinë tip fuoristradë ka përplasur një motorist.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është dërguar për të marrë trajtim mjekësor në spital me ambulancë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.