Makina përplas motorin në Tiranë (Video, Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë QSUT, ndërsa raportohet për një person të plagosur.

“BalkanWeb” sjell pamjet e aksidentit, teksa shihen një numër i madh njerëzish të mbledhur pranë personi të plagosur, ndërsa disa prej tyre i japin dhe ndihmën e parë deri sa mbërrin ambulanca.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor në rrugë, ndërsa pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit. Mësohet se në motor ndodhej edhe një femër, por fatmirësisht dy mjekë specializantë kanë ndërhyrë në kohë.