Makina përplas të riun që po lëvizte me biçikletë

Kete te shtune rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M.vjeç 27,  banues në Lezhë.

I aksidentuari po lëvizte me biçikletë kur u godit nga automjeti.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.