Peja po shënon Ditën e Dëshmorëve të saj! Në ora 14:30 Manifestimit i bashkohen edhe Thaçi dhe Haradinaj

5 Maji tash e sa vite është shpallur si – Dita e Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Pejës.

Një vendim i tillë ishte marrë gjatë legjislaturës së Pejës (2009-2013) në kohën e qeverisjes lokale të AAK-së.

Për nderë të kësaj dite, në përkujdesje të degës së Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, tash e sa ditë janë organizuar aktivitete dhe manifestime të ndryshme në Pejë.

Në kuadër të këtyre manifestimeve të shumta, sot po zhvillohen homazhe dhe nderime në dhjetëra lokacione në qytet dhe fshatra, përderisa ceremonia përkujtimore do të zhvillohet në ora 14:30 minuta në qendër të qytetit të Pejës, u ku do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nën patronatin e të cilit zhvillohet ky manifestim./Njeshi/