Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën 22 vjeçari

Një 22 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të marte si pasojë e përplasjes së automjetit të tij me trafikndarësen.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë, ku automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al